Erisa Zykaj: Mesazhi që vjen nga Parlamenti Evropian për ngërçin politik në Shqipëri është se nëse klasa politike nuk arrin që të zgjidhi këtë ngërç politik, atëherë do të jetë shumë e vështirë për ti dhënë mbështetje Shqipërisë për çështjen e heqjes së vizave afatshkurtra dhe për integrimin evropian në përgjithësi.

Joseph Daule: “Demokracia duhet të funksionojë dhe ajo duhet përfituar, por demokracia nuk është lojë duke u futur dhe dalë nga parlamenti. Jo demokracia është një debat dhe ky  debat nuk duhet të ngjallet më karrige bosh, aq më tepër imazhi që përcillet nga kjo sjellje këtu në Parlamentin Evropian. Tek kryetarët e grupeve politike është, a shqiptarët s’janë për t’u përgatitur, atëherë le të presim. Mendoj se populli shqiptar s’ka pse të presë. Ne do të marrim raportin e Komisionit Evropian për heqjen e vizave dhe me këtë imazh që po na përcillet nga Shqipëria, ky raport nuk mund të përmirësohet. Ajo që duhet është që demokracia të funksionojë brenda parlamentit. Në Strasburg ne kemi debatuar, madje ka patur përplasje të ashpra midis nesh në gjirin e parlamentit, por kjo është demokracia e vërtetë dhe jo ajo e karriges bosh. Për Evropën kompromisi është i shenjtë, këtu jetohet me kompromis. Mua më duhet të gjej gjithashtu një kompromis për ti thënë Shqipërisë që vendi duhet të integrohet në BE, që duhet të zbatojë demokracinë si vendet e tjera të BE-së dhe duhet të punojnë si gjithë demokracitë e tjera evropiane, ndaj ne nuk kemi kohë për të humbur. Shpresoj sinqerisht që para se çështja e vizave të vij në Parlamentin Evropian, ngërçi politik t’i përkasë së kaluarës”.

Nga ana e grupit të socialistëve në Parlamentin Evropian është e nevojshme që klasa politike në Shqipëri të gjejë gjuhën e përbashkët për të evituar goditjen e procesit të integrimit evropian të vendit.

Victor Bostinaru: “Shqipëria mund të vejë në rrezik anëtarësimin e shpejtë në BE dhe çështja më e afërt që Shqipëria ka në agjendën e saj është liberalizimi i vizave afatshkurtra. Kjo është për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për Berishën dhe Edi Ramën. Çdo qëndrim radikal që vjen nga çdo njëra palë do të jetë në dëm të Shqipërisë. Vetëm një marrëveshje politike mund ta ndihmojë Shqipërinë dhe të zgjidhe tensionet midis dy palëve, por është në interesin e Shqipërisë të zgjidhë ngërçin politik në mënyrë të mençur. Ju nuk keni shumë miq, jo aq sa ju duhet dhe miqtë më të mirë të Shqipërisë janë në Parlamentin Evropian, ndaj na jepni arsyen për të qenë të suksesshëm dhe aktiv.”/tvklan.al