Spartak Ngjela: “3 aspekte ka qënë konferenca e shtypit, aspekti i parë ka qënë denoncimi që bëra në prokurori për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe krime të tjera që vijnë pas saj në lidhje me diferencën që ka, ndryshimin që ka midis listave të KQZV-ve të Tiranës dhe asaj që ka sjellë KQZ-ja në ditën e zgjedhjeve, e cila solli një përshtjellim shoqëror me përmasa të mëdha. Ja kam dokumentuar bashkë me faturën ose numrin e personave që janë deklaruar në zyrat tona se kanë qënë votuesit tanë, nurmi i të cilëve është me mijra, por përcaktimin do ta bëj nesër që do të formalizojë dhe denoncimin.
Aspekti i dytë ishte takimi që pata me nënkryetarin e SHISH, se kryetari nuk ndodhej në Shqipëri. Me gjithë përfaqësuesin e kryetarit të cilit ja bëra të qartë se shoqëria ndodhet në një trraum të madhe, shkelje e rëndë kushtetuese, kërkoj nga shërbimi zbardhjen e çështjes së manipulimit të listave. Përgjigja e tyre ishte që jemi dakort, jemi në punë dhe informacioni të jepet sipas ligjit, Presidentit të Republikës, më thanë se për këtë çështje janë duke punuar. I falenderova që nuk kishin asnjë gisht dhe kanë mbajtur qëndrim korrekt dhe asnjëanës në procesin zgjedhor. Në të njëjtën kohë ju kërkova që të bashkëpunojnë me shërbimet partnere, sipas të cilëve sipas burimeve që kam, këto shërbime kanë zbardhur një pjesë të të vërtetës, për të mos thënë të tërën.
Aspekti i fundit është gjëndja ne KQZV, 70% e kutive të votimit që ka KQZV-ja që do të nxjerrë rezultatin, sipas përfaqësuesit tim, që kam marrë kontakt deri përpara disa orësh, sot në mëngjes, janë të pavlefshme. 70 % e kutive të përpunuar deri sot në mëngjes nuk kanë pasur me vete fletët e votimit të mbetura, çka trregon një manipulim banal. ODIHRI ka qënë prezent në të gjithë marrjen në dorëzim dhe procesi po shkon drejtë falimentit. Kam bërë thirrje elektoratit tim, mijra njerëzve që i jam drejtuar, të durojnë sepse procesi është nul, me gjithë masakrën e listave fitimtari dal unë, por kjo ska të bëjë fare, votimi do të konsiderohet nul, jemi përpara zgjedhjeve të reja në Tiranë, unë do të fitoj betejën”./tvklan.al