Nice është kampione e dimrit në Francë, pa patur nevojë të zhvillojë ndeshjen e fundit të fazës së parë. Mario Balotelli ishte protagonist me golat e shënuar në fitoren 2 – 1 me Dijon në “Allianz Riviera”. Sulmuesi italian është në kuotën e 8 golave në këtë sezon, që mund të quhet një rikthim për të. Një triumf që e çon Nice 4 pikë larg nga Monaco i vendit të dytë që pësoi humbjen e parë pas 2 muajsh në kampionat.
Lyon e mundi me rezultatin 3 – 1. Mbetet pas në renditje Paris Saint Germain që në 3 ndeshjet e fundit mori vetëm 1 pikë. Një situatë e vështirë për kampionët në fuqi dhe trajnerin Unai Emery, i cili është në rrezik. Paris Saint Germain po i lëkunden pozitat pas 4 viteve dominim absolut në futbollin francez.
Tv Klan