Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Analiza e punës përpara zgjedhjeve vendore, paraqitja e kandidatëve më të mirë dhe ruajtja e votës ishin në qendër të punimeve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokristiane. Kjo parti do të konkurrojë e vetme në zgjedhjet e Tetorit.

Kryetari Nikollë Lesi kritikoi kodin zgjedhore dhe veçoi, se demokristianët nga forca e 6-të me përqindje në komisionet zgjedhorë, janë përjashtuar nga kodi i ri, duke mos pasur mundësi firme. Lesi kërkoi nga drejtuesit e degëve dhe veprimtarët demokristianë, të ruajnë votën nga manipulimet. Këshilli zgjodhi nënkryetare të partisë Aida Joanidhi./tvklan.al