Lajme Arkiva 2003
Kryetari i Partisë Demokristiane të Shqipërisë deputeti Nikollë Lesi mori pjesë në ceremoninë e konstituimit të Këshillit të Komunës së Dajçit në Zadrimë të Lezhës ku kryetari i komunës është fituar nga Partia Demokristiane.
Deputeti Lesi tha se Partia Demokristiane të cilën e drejton prej një viti në këto zgjedhje vendore shënoi një kthesë rrënjësore duke u futur ndër 5 partitë kryesore të Shqipërisë për sa i përket numrit të komunave të fituara.
Por kryetari demokristian i mëshoi idesë se këshilltarët e forcave të ndryshme politike duhet të mirëkuptohen njëri me tjetrin pasi jetojnë në një çati hallesh dhe të mos kopjojnë politikën e Tiranës e cila prodhon vetëm konflikte.
Në ato komuna ku kanë fituar demokristianët do të jetë një mënyrë qeverisje lokale e cila do të jetë simbol i mirëqeverisjes dhe investimeve./tvklan.al