Ka startuar sot në “Tv Klan” emisioni më i ri “Kush vjen për drekë”, një risi për televizionin.
Sot në puntatën e parë, moderatorja Arjola Shehu kishte të ftuar dy gazetarë, Fjodora Fjorën dhe Endri Xhafon.
Edhe pse është përfolur shumë në rrjetet sociale rreth emisionit, Shehu sqaroi se në “Kush vjen për drekë”, do të ketë çdo ditë dy të ftuar të cilët do të jenë personazhe të njohur dhe do të përballen me njëri-tjetrin përmes recetave që dinë të gatuajnë më mirë.
“Shumë është përfolur rreth këtij emisioni, por në fakt do të jenë çdo ditë dy të ftuar të cilët do të vijnë këtu dhe do të gatuajnë specialitetet e tyre. Ky emision është menduar në formën e një gare mes dy personazheve të ftuar, ndërkohë që në fund pjatat do t’i provoj edhe unë”,
tha Shehu.
/tvklan.al