Pas emigrantëve largohet nga vendi ynë edhe personeli i kampit të Gjadrit.

Nga një vëzhgim që bëri Klan News këtë të diel u vu re një numër i pakët i  stafit brenda ambienteve të kampit.

Ndërkohë në ambientet e jashtme qëndrojnë vetëm punonjës të policisë shqiptare.

Burimet thanë se numri i personelit është reduktuar edhe në qendrën pritëse në Shëngjin.

Ky vendim nga autoritetet italiane u mor afro dy javë pasi u larguan nga vendi ynë edhe kontigjenti i dytë i emigrantëve.

Anija Libra solli 8 emigrantë në Shëngjin ndërsa 6 prej tyre qëndruan vetëm pak ditë dhe u kthyen sërish në Itali.

Më herët u kthye edhe grupi i parë i refugjatëve që mbërritën në tetor.

Kjo situatë u krijua si pasojë e ngërçit të krijuar mes qeverisë Meloni dhe gjykatës së Romës, që urdhëroi kthimin e refugjatëve.

Autoritetet italiane kanë thënë se nuk tërhiqen nga marrëveshja me Shqipërinë ndërsa mbetet e paqartë nëse dhe kur do të ketë një kontigjent tjetër drejt vendit tonë.

Klan News