Këto janë pamjet e arrestimit të 33-vjeçarit Flordian Mulaj, autorit të vrasjes së 39-vjeçarit Artur Dauti në Tropojë. Me veshje ushtarake, prej dy ditësh ai qëndronte në një banesë të braktisur, në bjeshkët e fshatit Markaj. Kjo zonë ndodhet jo shumë larg fshatit Dojan, ku ndodhi edhe krimi i rëndë.
Ngjarja u regjistrua të premten, gjatë kohës që autori dhe viktima ishin në një lokal në të cilin kishin konsumuar alkool për një kohë të gjatë.
Pas pijes autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe Mulaj ka shkuar në shtëpi e ka marrë armën e zjarrit e më pas ka qëlluar në drejtim të viktimës disa herë duke e lënë të vdekur në vend.
Mulaj dhe Dauti qëndronin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit. Sipas policisë ata nuk kanë patur konflikte të mëparshme megjithatë po punohet për të përcaktuar sherrin që ata patën të premten në lokalin e fshatit.
Klan News