Brenda muajit dhjetor edhe zona e “Ali Demit” do të ketë një kënd lojërash për fëmijë. Kryebashkiaku i Tiranës teksa inauguroi fillimin e punimeve, u shpreh se ky është këndi i 11 që ndërtohet në kryeqytet.
“
Teksa të gjithë janë futur në stinën e dimrit dhe të festave, dua të garantoj qytetarët se në Bashkinë e Tiranës ka vetëm një stinë, që është stina e punës. Në këtë zonë kemi një hapësirë, e cila fatmirësisht është ruajtur dhe shpallur park, por ajo që bëjmë sot është se rehabilitojmë dhe e plotësojmë me një hapësirë ekskluzive për fëmijët
”, është shprehur Veliaj.
Njësia Nr.1 është planifikuar të jetë përfituese e të tjera investimeve publike që Bashkia e Tiranës ka parashikuar të bëjë edhe për vitin e ardhshëm, siç është edhe ai për ndërtimin e 20 shkollave.
Tv Klan