Lajme Arkiva 2004

Nesër hap dyert për publikun dhe biznesin vendas panairi i “Fiera de Levante”, panairi 100% italian do të ekspozojë mallra për konsum nga më tipikët italianë, por dhe mobilieri, produkte agroushqimore dhe tekstile, në këtë panair marrin pjesë 100 komani italiane.

“Panairi ‘Fiera de Lavante’, ndryshe nga viti  i kaluar që ju dedikua vetëm ndërtimit, do  të përfshijë në këtë edicion një seri produktesh të tekstileve, mobilimit dhe mallrave të tjerë nga qytetet kryesore italiane. Jemi të lumtur që Ambasada Italiane bëri të  mundur zhvillimin e këtij edicioni gjatë serisë ë veprimtarive të  ditëve italiane. Panairi do të qëndrojë i hapur deri më 2 qershor”.

Panairi do të ketë në ambientet e tij edhe një zonë pritjeje, për takime biznesi dedikuar biznesmenëve që pritet të nënshkruajnë kontrata pune./tvklan.al