Pas komisionit hetimor për Koncensionet në Shëndetësi, këtë të martë ka nisur nga puna edhe Komisioni për të Dhënat e Sistemit TIMS.
Kryetari demokrat i komisionit, Ervin Salianji tha se gjatë hetimit do të thirren për të dëshmuar disa nga drejtuesit më të lartë të shtetit dhe policisë, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi dhe ai aktual Taulant Balla, si dhe do të kërkohet informacion nga disa institucione shtetërore.
Ndërkohë që përfaqësuesi socialist, Toni Gogu tha se puna do të bazohet vetëm në fakte dhe jo në thashetheme. Pas miratimit të planit të hetimit, palët ranë dakord që raporti me konkluzionet e hetimit të prezantohet brenda 20 Korrikut.
Tv Klan