Në zonën e plazhit në Durrës ka nisur rehabilitimi i shëtitores buzë detit. Kjo është faza e dytë e projektit që përfshin edhe ndërhyrjet në fasadat e ndërtesave duke i dhënë një tjetër pamje zonës pranë detit.
Më herët u ndërhy në zonën nga hekurudha deri në zonën e Kovaleshencës në qytetin bregdetar.
Pritet zgjerimi i sipërfaqes së rërës ndërsa do të ndërhyhet në 41 fasada të ndërtesave. Investimi kap vlerën e 7.5 milionë eurove ndërsa është një financim i BERZH.
Klan News