Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes universiteti BOKU të Vjenës dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Nënshkrim u bë nga rektorët e dy universiteteve në praninë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ministreve të arsimit dhe bujqësisë si dhe stafit akademik.
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij tha se po nis një epokë e re për këtë universitet, por edhe për sektorin e bujqësisë.
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë: Moment historik për universitetin tuaj, ky është një program strategjik i qeverisë për ta transformuar këtë universitet në një qendër ekselence, me një rrezatim shumë të fortë në ekonominë, bujqësinë, zhvillimit rural të vendit dhe me një influencë rajonale.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu tha se falë kësaj marrëveshje të ndërkombëtarizimit Universiteti Bujqësori do kthehet qendër ekselence në rajon.
Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit: Qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit vendos një kontribut financiar direkt për këtë program ndërkombëtarizimi, duke angazhuar rreth 2 milionë euro në këtë projekt.
Studentët, por edhe stafet akademike do jenë përfitues të kësaj marrëveshjeje e cila pritet të realizohet për një periudhë 4-vjeçare.
Fatbardh Sallaku, rektor i Universitetit Bujqësor: UBT mund dhe duhet të udhëheqë zhvillimet dhe ndryshimet e vërteta në sektorin rural në vend. Unë personalisht së bashku me ekipin tim jemi jashtëzakonisht të inkurajuar nga ky ndërgjegjësim në rritje për atë që ne në UBT në mënyrë unike, si një universitet unikal në vend mund të arrijmë falë këtij bashkëpunimi me BOKU.
Tranformi i Bujqësorit me sandardet e universitetit BOKU-së të Vjenës do të fillojë nga reduktimi i programeve të studimit, kurrikula, trajnimi i stafit akademik, si dhe hapja e mundësive të reja të kërkimit shkencor dhe inovacionit.
Klan News