Manastirliu: Kemi mbrojtur grupet me risk nga Covid
Ka nisur vaksinimi për grupin e të moshuarve dhe punonjësve që shërbejnë në qendrat rezidenciale.
Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion 360 mijë doza vaksine, të cilat do t’i shpërndahen grupeve më të rrezikuara.
Pas stafeve mjekësore injektimi i vaksinës kundër gripit sezonal ka nisur në qendrat rezidenciale të të moshuarve. Në ditën botërore të të moshuarve, Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, u shpreh se kjo kategori është prioritare për t‘u mbrojtur.
“Të moshuarit do të përfitojnë vaksinën e gripit, po ashtu edhe për të gjithë kujdestarët dhe stafet në qendrat e përkujdesit social do të kryhet vaksinimi ndaj gripit falas, për t’u mbrojtur nga viruset stinore, duke ditur që mund të ketë dhe një mbivendosje të viruseve për shkak të COVID-19”.
Manastirliu vlerësoi se në qendrat e kujdesit social është ndjekur strategjia e duhur për mbrojtjen e të moshuarve.
“Keni kaluar një kohë të vështirë, ku edhe ju si punonjëse të kujdesit social keni qëndruar të izoluar, por është një sakrificë e madhe që është bërë për shëndetin e të moshuarve në qendrat e kujdesit, në shtëpitë e foshnjave, të personave me aftësi të kufizuar në të gjithë vendin. Ja kemi dalë falë punës tuaj dhe strategjisë së ndjekur për të mbrojtur shëndetin e të moshuarve”.
Ministria e Shëndetësisë ka financuar 360 mijë doza vaksine. Të parët që përfitojnë janë personeli shëndetësor, të moshuarit dhe punonjësit në qendrat e përkujdesit, edukatorët, arsmitarët, të moshuarit mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, dhe fëmijët 2-5 vjeç.
Tv Klan