Një infermiere meksikane u bë personi i parë në Amerikën Latine që mori dozën e parë të vaksinës Pfizer/Biontech. Meksika ka marrë një dërgesë fillestare prej gati 3,000 doza të kësaj vaksinës Pfizer-BioNTech.
Ky shtet ka një nga numrat më të lartë të vdekjeve në botë, duke u renditur në vendin e tretë pas SHBA, Brazilit dhe Indisë. Vendi ka regjistruar më shumë se 1.3 milion infeksione deri më tani dhe 121,000 vdekje. Procesit të vaksinimit iu nënshtruan Kili dhe Kosta Rika.
Pamjet e vaksinimit u transmetuan gjatë konferencës së shtypit të Presidentit Andrés Manuel López Obrador. Qeveria meksikane ka deklaruar se dëshiron të vaksinojë të gjithë punonjësit shëndetësorë që luftojnë pandeminë deri në fund të tremujorit të parë të 2021.
Ndryshe nga vendet e tjera latine Argjentina ka rënë dakord për të marrë vaksinën ruse Sputnik V. 300 mijë dozat e para janë porositur tashmë dhe vaksinimi i popullsisë do të nisë javën tjetër.
Presidenti argjentinas Alberto Fernández është zotuar të marrë dozën e parë të Sputnik V dhe është shprehur se vaksina është e sigurt pas kritikave në Perëndim. Rusia ka hedhur poshtë kritikat, duke akuzuar Perëndimin për përpjekjen për të hequr nga tregu Sputnik V.
Brazili, i cili ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve nuk do të fillojë deri në mes të shkurtit vaksinimin. Presidenti Jair Bolsonaro është shprehur se nuk do ta marrë vaksinën anti-Covid 19 pasi ka fituar imunitet të plotë pas infektimit më koronavirusin.