Francesco Camarda, do të jetë titullar në sulmin e Milanit ndaj Cagliarit. Ndonëse është vetëm 16 vjeç, trajner Paulo Fonseca, ka vendosur t’i besojë atij, në mungesë të Alvaro Moratës.
Tekniku kuqezi, e konfirmoi në konferencën për shtyp, duke thënë se lojtarët nuk i shikon nga mosha, por nga cilësitë që ata kanë.
“Po e tregoj vetë, Camarda do të jetë titullar nesër. Për mua nuk është habi. Ai punon shumë çdo ditë. Të gjithë në këtë klub besojnë shumë tek ai. Për mua lojtarët nuk shikohen nga mosha, por nga cilësia. Abraham nuk është në maksimumin e tij. Unë kam besim të madh te Camarda. Është stërvitur shumë dhe ka shumë guxim”, deklaroi Fonseca.
Ndeshja Cagliari-Milan, do të luhet të shtunën, duke nisur nga ora 18:00.