Udhëtarët e një linje fluturimi janë përballur me një situatë tmerri, kur brenda aeroplanit është shfaqur një akrep.

Në avionin e linjës “Lion Air” që ishte nisur nga Indonezia drejt Xhakartës, në rreshtin e 19 të pasagjerëve mbi kokat e tyre u shfaq një akrep. Ai ishte fshehur në bagazhet e udhëtarëve që mbahen në pjesën e sipërme të aeroplanit.

Një grua hapi raftin e bagazheve dhe u përball me krijesën helmuese, duke shkaktuar panik tek të gjithë udhëtarët.

Ekuipazhi i avionit shkoi për të parë çfarë po ndodhte, por akrepi ishte zhdukur nëpër pjesët e tjera të avionit. Besohet se ka qenë i fshehur në aeroplan për rreth 1 javë. Akrepi që tmerroi udhëtarët është një nga më helmuesit dhe më të rrezikshmit.

Kompania “Lion Air” reagoi përmes një deklarate dhe tha se aeroplani ishte pastruar me solucion një javë më parë pikërisht për të larguar çdo insekt apo çdo krijesë tjetër.

/tvklan.al