Një 32-vjeçar i quajtur Lydon Sutcliffe e ka të vështirë që të udhëtojë me aeroplan për shkak të gjatësisë së tij. Ai është i gjatë 2.1 metra dhe punon si këshilltar në Universitetin e BlackPool në Britani të Madhe.
32-vjeçari tregon se nuk mundet që të qëndrojë ulur në aeroplan për shkak të hapësirës së ngushtë. Pavarësisht këtij shqetësimi, nga ana tjetër ai drejton një makinë Smart, një automjet tepër i vogël për përmasat e tij gjigande.
Ai përdorte një fuoristradë Nissan Navara, por u përfshi në një aksident në vitin 2016 dhe u shkatërrua. Për shkak të rrethanave, tani përdor makinën e Smartin e nënës së tij.
“Të gjithë më thonë përse nuk merr një makinë më të madhe, por realisht është e rehatshme. Kur udhëtoj me aeroplan, realisht është luftë sepse rezervoj vend sa për dy persona ose ulem në klasin biznes”, shprehet Lydon Sutcliffe.
Edhe pse është makinë e vogël, të paktën Smarti që ai ka në përdorim është kabriolet. /tvklan.al