Dhuron 2 mln dollarë për të varfrit në Shtetet e Bashkuara
Michael Jordan vijon të jetë spektakolar edhe jashtë parketit. Legjenda e basketbollit amerikan ka vendosur që një pjesë të të ardhurave të grumbulluara nga dokumentari “The Last Dance” të shkojnë për bamirësi në organizatat që kujdesen për ushqyerjen e shumë personave pa mundësi ekonomike.
Një shumë prej 2 milionë dollarësh pritet të depozitohen në llogarinë e organizatës dhe kjo vjen në momentin më të keq që po kalojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pandemia e Covid-19 ka rritur numrin e papunësisë, teksa Jordan merr iniciativën për t’i ardhur në ndihmë popullit të tij.
Seriali dokumentar debutoi në Qershor, por shpërthimi i pandemisë detyroi organizatorët që ta pezullonin. Gjithsesi, kaq pak i mjaftoi atij për tu kurorëzuar me Çmimin ‘Emmy’.
Klan Plus