Fotografia e futbollistit shqiptar Mërgim Mavraj, pas fitores historike me Rumaninë, ditën e djeshme po bën xhiro e rrjeteve sociale dhe ka tërhequr dhe vëmendjen e faqes zyrtare të UEFA për Euro 2016.

I përqafuar me të ëmën, i mbështjellë nga flamuri kuq e zi dhe përqafimi i të afërmeve, foto ka marrë një dixhirturë speciale, “Një ditë për t’u festuar në familje”…

Dhe ishte pikërisht dita ku shqiptarët festuan bashkë në kudo në botë, një festë ku gjithë shqiptaria u bë një familje e madhe, e veshur me ngjyrat kuqezi./tvklan.al