Njerëz të Humbur mbylli mbrëmjen e djeshme edhe këtë sezon.

Rrugëtimi i gjatë dhe plot kërkime që ktheu pranë familjes së tyre shumë persona të humbur do të vijë me risi të tjera në Shtator në Televizionin Kombëtar Klan.

Nuk munguan informacionet për shumë raste që u publikuan të premten e fundit.

Në mënyrë ekskluzive ishin intervista e babait të Besarta Gecaj, 25-vjeçares, për të cilën vazhdon kalvari i gjatë i kërkimeve.

Dedë Gecaj: “Ne sa kemi dalë në shkollë ka qenë edhe shoqja prezent në atë moment. Në moment vajza ia plas vajit. Vaj shumë të madh, qan me zë të madh. Them çka ki? Thotë ka vdekur shkolla për mua”.

Një figurë e njohur e Kosovës, një njeri i cili sakrifikoi gjithçka për lirinë e një shteti, një politolog dhe atdhetar i quajtur, Ukshin Hoti.

Shqiptova një ideal. Djema, mbahuni të fortë. Shumë shpejt do të shihemi”.

Zhvillime të reja pati edhe për Arjan Brahimin, Apostol Cervanakun, Josif Karajin e të tjerë. Të gjitha këto raste dhe shumë të tjera na presin në sezonin e ardhshëm./tvklan.al