“Njerëz të Humbur” nis misionin e tij të kësaj jave me një natë surprizash. Listës së të humburve i largohen edhe 6 të tjerë. Njëri prej tyre ishte zhdukur pa lënë gjurmë prej 11 vjetësh.
“Ku trokiste dhe dora e birit të tyre, ditë të gjata, orë të vona, ankth dhe zëra. Në këtë mënyrë “Njerëz të Humbur” dhe njëherë realizoj misionin e tij duke i lënë kështu zgjidhjen rasteve të reja. Iku dhe një dallgë e detit që fshehu të vërtetat, deti që risolli sërish jehonën e thesareve të humbur të familjeve Hodaj, Tosku, Beli, Ahmetaj, dhe Buci”.
Rikthyer fuqishëm në orarin e përhershëm me risi dhe investigime konkrete të cilat reflektojnë jetën e mundimeve që karakterizojnë emigrantët shqiptar në ecejaket përtej kufijve të tokës së tyre. Kërkimet e imta u pasqyruan në një kronikë investigative në terren për Josif Karain 62-vjeç, i humbur në tragetin Superfast 3.
Vijon enigma e Arjan Brahimit, një histori që mundon familjen e tij që prej vitit 1998, gjallë apo vdekur. U përmendën dhe të rejat e fundit për Diana Kliepnikova, Sajmir Husa, Vladimir Gjonmarkaj e etj./tvklan.al
Gazetare: Lori Pyze