Emisioni “Njerëz të Humbur”, vazhdon të sjellë për teleshikuesit histori me tematika të ndryshme sociale që mbushën maratonën e natës së të premtes me emocione, ankth e gëzim.
Aida Shtino: “Pra të nderuar miq, për herë të parë sonte ne do të publikojmë dy deklaratat të dhëna nga Besarta”.
Historia e Besarta Gecajt, solli plot risi natën e mbrëmshme. Për herë të parë u dhanë dëshmi që deklaruan mbi historinë e dhimbshme të sajë.
Gjatë rrjedhës së emisionit, një telefonatë e Lindita Malokut, shënoi dhe largimin e saj nga familja e të humburve.
Publikimi i rastit të Bardh Alleshit, solli në emision telefonata të shumta që zgjuan shpresa për gjetjen e tij.
Dëshirat e një emigranti për të qenë pranë familjes së tij, duke blerë mjetet e nevojshme që të siguroj të ardhura normale për një jetë më të mirë.
Në emisionin “Njerëz të Humbur”, nuk mungoi historia enigmatike e zhdukjes së dy të rinjve nga Vlora, Martin Islamaj dhe Romeo Beluli.
Histori të shumta ku një prej tyre dhe ajo e 45-vjeçarit Ramazan Zuna, vazhdojnë të trajtohen intensivisht në emisionin “Njerëz të Humbur”, në përmbushjen e misionit të tiij në këtë edicion të dytë në TV Klan./tvklan.al