Seria e takimeve me “Njerëz të humbur” për teleshikuesit e televizionit Klan shënoi një tjetër mbrëmje të suksesshme. Muhamed Dema, i arratisur prej Shqipërisë në kulmin e marrëzisë gjysmë shekullore komuniste. Frikërat e së shkuarës vazhdojnë ta mbajnë peng kthimin e tij. Megjithatë prej tokës amerikane ngurtësohen shpresat për një gjetje të afërt.
Gazetar: “Përshëndetje! Flas me Muhamedin?”
Muhamed Demiroviç: “Po unë jam.”
Gazetar: “Ju jeni Muhamed Demiroviç?”
Muhamed Demiroviç: “Po.”
Gazetar: “Ju telefonoj nga Shqipëria, jam gazetar i emisionit “Njerëz të humbur”. Jemi duke kërkuar një shqiptar të humbur i quajtur Muhamed Dema.”
Muhamed Demiroviç: “Po unë jam.”
Gazetar: “Muhamed Dema?”
Muhamed Demiroviç: “Po.”
Gazetar: “A mund ta di emrin e babait tuaj?”
Muhamed Demiroviç: “Naim.”
Albert Kosova, një copëz e humbur e eksodit të fillimit të viteve 90, historia plot andralla e zhdukjes së tij dita ditës po bëhet më plotë. E ndërkohë për Bekim Skilën pista britanike vazhdon ti qëndrojë bindëse informacioneve të natës së djeshme.
Rasti urgjent ai i Juliana Çerrit me lotëve të gëzimit pati një fund të lutmur. E larguar në datën 22 prill në rrethana krejt misterioze. Falë ndihmës së vyer të publikut erdhi shumë shpejt.
Aida Shtino: “Alo mirëmbrëma. Juliana po të kërkojmë gjithë natën sonte. Kemi Julianën, atëherë mos u mërzit.”
Babi i Julianës: “O Juli ku je mo babi edhe unë të dua siç të kam dashtë gjithmonë siç të kam dashtë para një jave. Mos qaj ti ke babin, të dua më shumë se sa të kam dashur më parë, mos u mërzit.”/tvklan.al
Gazetare: Lori Pyze