Erla Mhilli: “Të gjithë akset rrugore kombëtare janë mbajtur të hapur. Shtabi i emergjencës së Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit ka ndjekur për gjatë gjithë natës situatën në rrugë, makineri të shumta si borëpastruese, buldozer apo fadroma të drejtorive rajonale të mirëmbajtjes në bashkëpunim me emergjencat civile dhe forcat Xheniere të ushtrisë kanë punuar pa asnjë ndërprerje për të mbajtur hapur akset kombëtare kur reshjet e dëborës kanë arritur deri në 1 metër trashësi. Të gjitha mjetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Drejtorive Rajonale në rrethe janë vënë në dispozicion të punimeve për hapjen e akseve dhe shtabi i emergjencës do të vazhdojë të monitorojë dhe të mbajë nën kontroll situatën e rënduar nga reshjet për të siguruar kalueshmërinë në të gjithë rrjetin rrugorë kombëtarë”./tvklan.al