Kapiteni i Kombëtares Shqiptare në fitoren e sotme  0 – 3 ndaj Izraelit, Mërgim Mavraj, u shpreh shumë i lumtur për fitoren dhe shtoi se kjo u dedikohej të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.

I pyetur nëse fitorja e sotme ishte edhe për trajnerin e kombëtares, Gianni De Biasi, i cili është sulmuar shumë pas 5 humbjeve radhazi të kombëtares, Mavraj tha se fitorja ishte për shqiptarët.

Jo, gjithmonë Shqipëria dhe Kombëtarja jonë fiton për popullin tonë. Tek ne nuk vlen as Giani De Biasi, as Gabi Abazi, as Mërgim Mavraj as kurrkush tjetër, kur fiton Kombëtarja, fitojmë për popullin tonë, për Kosovën, për Preshevën, për Medvegjën, për shqiptarët e Maqedonisë, për të gjithë ata që janë në kurbet. Asnjëherë nuk vlen De Biasi as Mërgim Mavraj, por vlen shqiptarët e shqiptaria.

”/tvklan.al