Sokol Olldashi: “Duke filluar nga ora 19:00 e ditës së diel, datë 11 tetor 2009. Tuneli i thirrës së segmentit Rrëshen-Kalimash do të mbyllet. Tuneli do të mbyllet me qëllim që t’i jepet mundësi kompanisë ndërtuese të plotësoj pajisjen me elektromekaniken e domosdoshme funksionimin normal të të dy tubeve të tunelit, dhe së dyti për të sistemuar një presion gjeologjik e krijuar nga një shtresë e pa qëndrueshme e një segment të vogël, një situatë kjo e paparashikuar. Duke qenë se punimet do të kryhen në të dy tubat, kalimi në segmentin Rrepës-Kalimash do të jetë i pamundur dhe do të kryhet nëpërmes segmentit të vjetër rrugor, në drejtimin Morinë, Kukës, Shpalë, Rreps, Rrëshen, Milot. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal-Kalimash, në mënyrë që transiti i makinave në këtë aks të jetë normal. Ky ishte njoftimi që unë doja t’ju bëja sot. Pyetje?”
Sa do të zgjasi? Sokol Olldashi: “Një periudhë disa javore, është ende jo me ditë të përcaktuar”./tvklan.al