Sokol Olldashi: “Në saj të masave emergjente të marra, në respekt të udhëzimeve të ekspertëve galeria e veriut është siguruar në gjendje të qëndrueshme dhe ajo e jugut, pra galeria e jugut është ajo ku ndodhi rrëshqitja ka një përmirësim të ndjeshëm. Kontraktori së shpejti do filloj implementimin e projektit të ri për stabilizimin dhe zgjidhjen definitive të galerisë jugore në bazë të rekomandimeve të eksperteve të pavarur që janë angazhuar për zgjidhjen e situatës. Afati i 2010-ës, vera e 2010-ës është një afat që është përcaktuar me shtesën e kontratës dhe jo kontratën fillestare. Nuk ka shembje të reja në tunel pavarësisht dëshirës së flaktë të eksponateve të PS-së për të dëgjuar për shembjesh të rejash. Shpresoj që nuk do ta kenë këtë fat dhe unë do t’ju ftoja ju miqësisht ti kërkonit zotit Rama të dalë njëherë tek emisionit Enkel Demit, të hapi noj kuti atje, se njëherë do ti dali Gjiknuri, njëherë do ti dali Saimir Tahiri, njëherë do ti dali Erion Braçe dhe njëherë do ti dali Ed Shalsi. Pasi i hapi të gjitha të zërë mënd që tuneli nuk prishet me fjalë”./tvklan.al