Inteligjenca Artificiale do lexojë edhe mendimin. Kjo është ideja e fundit e prezantuar në panairin e teknologjisë në Las Vegas, një start up amerikan i quajtur Based Hardware.
OMI është një asistent inteligjent, një pajisje e vogël sa një karamele, që mund të vendoset ne kokë tek zona e tëmthit, apo të varet në qafë si varëse dhe brenda dy vitesh, teorikisht do jetë në gjendje të lexojë mendimin e personit që e mban.
Sipas krijuesve, do jetë i aftë të dëgjojë atë që përdoruesi i thotë, edhe me pëshpëritje, për të kryer operacione dhe veprime, si për shembull përmbledhjen e një fjalimi që mbërrin në smartphone-in me të cilin është i lidhur.
OMI përbehet nga disa elektroda të vogla, që kur janë në kontakt me kokën, aktivizohen për të dalluar sinjalet e vullnetit të individit.
Klan News