Në konferencën e sotme për mediat, kryedemokrati Berisha i ka bërë thirrje çdo qytetari që të bëhet pjesë e protestës që do të mbahet të hënën e 7 Tetorit në Tiranë.
Por a do të bëhet pjesë Berisha e kësaj proteste? Ja si i përgjigjet kryedemokrati pyetjes së gazetarit: Shpirti im, mendja ime dhe zemra ime është me çdo protestues në Tiranë dhe kudo në Shqipëri. Të krahasosh fiziken me shpirtëroren bie në vulgaritet. Unë do të jemi i pranishëm në krah të çdo protestuesi.
Kryedemokrati Berisha shprehet i bindur se me protestën e 7 Tetorit është radha e tyre, teksa thotë se ata do të fitojnë.
Sali Berisha: Ftesa ime për të gjithë qytetarët shqiptarë që besojnë se duhet të votojnë si zotër të vullnetit të tyre të lirë, që besojnë se një vend me burgosje politike është një diktaturë, droge, krimi dhe vjedhje, se proceset politike ndaj liderëve politikë dhe qytetarëve nuk janë çështje të tyre me drejtësinë e diktaturës, por me diktatorin dhe instrumentet e tij. Është radha jonë, është radha jonë, ne do të fitojmë.
/tvklan.al