Byroja parlamentare nuk ka mundur të diskutoj projektbuxhetin pasi opozita ka ngulmuar që në parlament të vijnë më parë emrat e ministrave për tu votuar. Kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi e ka quajtur të drejtë kërkesën e demokratëve por i kërkojë atyre që seanca të mos bllokohej më. Nga ana tjetër kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike ju drejtua Pëllumbit se parlamenti është i bllokuar sepse mungon maxhoranca e duhur.
Servet Pëllumbi: “Bllokimi i seancave parlamentare sidomos kur është fjala për projektligje të tilla që i sjellin dëm të madh financiar vëndit, kjo nuk është më thjeshtë luftë politike, kjo ka veçse efekte negativ”.
Bamir Topi: “Nuk ka asnjë llojë bllokimi të seancës plenare, por ka qënë edhe një dëshirë e juaja për ta konsideruar parlamentin të bllokuar, sepse nëse ju pretendoni se e keni maxhorancën në parlament, atëherë punimet mund ti vazhdoni edhe pa opozitën”.
Edhe nesër në kuvend nuk do të miratohet asgjë nga rendi i ditës pasi opozita paralajmëron për bllokim të seancës./tvklan.al