Sa larg fundit të botës jemi aktualisht, këtë do ta tregojë ky mekanizëm që konsiderohet si “ora e katastrofës” më 28 Janar.

Mekanizmi i krijuar në 1947-ën nga një grup studjuesish të fizikës bërthamore, që morën pjesë në të ashtuquajturin “Projekti Manhatan”, ndër të cilët edhe Albert Ajnshtajn nxjerr çdo vit një analizë për rreziqet që i kanosen globit nga krizat e momentit.

Për 2025-ën, Bordi i Buletinit për Shkencën dhe Sigurinë, që menaxhon aktualisht këtë mekanizëm do i bëjë analizat mbi bazat e disa faktorëve, siç janë ecuria e përhapjes së armëve bërthamore nëpër botë, rreziqet e inteligjencës artificiale, lufta ruse në Ukrainë, ajo e Izraelit me Hamasin dhe Hezbollahun, sëmundjet, apo pasojat negative të ndryshimeve klimatike.

Sa më të mëdha rreziqet, aq më pranë akrepit të vogël zhvendoset i madhi. Pas nënshkrimit të marrëveshjes për reduktimin e armëve strategjike në 1991, akrepat treguan se bota ishte më larg katastrofës, ose 17 minuta larg mesnatës siç quhet “Katastrofa në këtë orë, ndërsa më pranë ishte 75 vite më parë kur ora u krijua, vetëm 7 minuta.

Tv Klan