Problemet me fertilitetin janë një nga shqetësimet e çifteve dhe as pinguinët nuk bëjnë përjashtim.
Nga një studim 10-vjeçar rezultoi se megjithëse ata gjejnë një shok “përjetë”, kjo s’i pengon të kërkojnë alternativa të tjera.
Shkencëtarët zbuluan se “divorci” ishte i zakonshëm në koloninë e pinguinëve të vegjël që ata studiuan në ishullin Philip për 13 sezone çiftëzimi.
Jeta intime e këtyre zogjve tregoi që mund të ndërronin femrat. Ndarjet ishin më të zakonshme pas një viti përpjekjesh për çiftëzim duke treguar se njëri ose të dy individët e çiftit mund të provonin të bëheshin prindër me dikë tjetër.
“Në kohë të qeta, ata qëndrojnë me partnerët e tyre, edhe pse ka pak ’dredhi’”, tha autorja Richard Reina nga Monash University. “Por pas një sezoni jo të mirë çiftëzimi, ata përpiqen të gjejnë një partner të ri për sezonin e ardhshëm që të kenë sukses”.
Megjithatë, statistikat nuk janë në favorin e tyre.
Suksesi për të ngjizur një pasardhës pasi ndërronin partnerin ishte më i ulët duke treguar se metoda nuk funksionon. Studimi tregoi se pinguinët ishin ‘tradhtarë’.
Nga 1000 çifte të studiuara, kishte 250 “divorce”pas 10 vitesh ndërsa të tjerët ishin “të ve”. Pinguinët klasifikoheshin “të divorcuar” nëse ish-partneri i tyre rishfaqej në koloni me një individ të ri.
Edhe pse divorci mund t’u lejojë të gjejnë dikë më të mirë, nuk është edhe aq e favorshme nëse ndahen shumë çifte njëkohësisht.
Sipas teorisë së shkencëtarëve, humbasin kohë në “kërkimin e partnerit dhe shoqërimin me të” çka vonon ose ndalon riprodhimin.
Shkencëtarët thanë se dija mbi efektet negative të divorcit te pinguinët është e rëndësishme për ruajtjen e tyre dhe duhet të konsiderohet ndër shqetësimet e habitatit kur parashikohen trendet e popullsisë./tvklan.al