Zbulohet një planet i ri, plotësisht i ndryshëm nga çdo i tillë brenda sistemit tonë diellor. Atmosfera e tij është e dominuar nga CO2 dhe ndodhet vetëm 48 vite dritë larg Tokës.
Sipas ekspertëve është plotësisht i ndryshëm, çka mund të revolucionarizojë njohuritë mbi formimin planetar.
Deri më sot janë identifikuar rreth 5 mijë ekzoplanetë, botë që orbitojnë rreth yjeve të tjerë si Dielli, dhe shfaqin një varietet të pasur me elementët e tyre. I fundit i zbuluar nga teleskopi “James Webb” është Gj 1214b, në yjësinë Ofiuco.
Ndryshe nga pritshmëritë që mendohej se ishte i pasur me hidrogjen apo i dominuar nga uji, paraqet përqëndrim të lartë të dioksidit të karbonit, duke shfaqur ngjashmëri me planetin Afërditë në këtë aspekt.
Zbulimi i hap rrugën perspektivave të reja mbi formimin dhe evolucionin e sistemeve planetare të largëta, duke hedhur dritë mbi një kategori që ende është mister për shkencën.
Klan News