Tirana i është bashkuar kryeqyteteve botërore në iniciativën Ora e Tokës. Kjo iniciativë fton të gjithë qytetarët, institucionet ose bizneset që për një orë të fikin dritat dhe aparaturat e tepërta duke ia dedikuar këtë planetit tonë, i cili është duke vuajtur ngrohjen globale dhe ndryshimet klimaterike.
Në kryeqytet dritat janë fikur në ndërtesën e bashkisë dhe në atë të Universitetit të Tiranës.
Romeo Hanxhari: “Ne synuam që të përfshijmë në këtë të gjithë qytetarët shqiptarë për të tretin vit radhazi që ky aktivitet zhvillohet. Qëllimi i aktivitetit është të sensibilizojë njerëzit që për faktin që secili nga ata ka një rol të rëndësishëm për të luajtur për reduktimin e gazrave serë në planet”.
Sipas organizatorëve vitin e ardhshëm do të synohet që edhe qytete të tjera të vendit t’i bashkohen kësaj nisme.
Ora e tokës është zbatuar në rreth 3400 qytete të botës dhe në 88 shtete./tvklan.al