Energjia elektrike nuk do të mungoj në vend gjatë ditëve të festës se ndërrimit te viteve. Ky është premtimi i dhënë nga drejtori i OSSH, Sait Dollapi gjatë analizës së fundvitit për rezultatet e arritura gjatë 2008.

Sait Dollapi: “Garantojmë gjithë qytetarët se OSSH ka gjithë sasinë e nevojshme të energjisë elektrike për furnizimin me 24 orë të konsumatorëve. Në të gjitha zonat e Shqipërisë dhe në të gjitha drejtoritë e tensionit të lartë janë marrë masat që periudha e festave të fundvitit të përballohet me gatishmërinë maksimale. Në çdo zonë operojnë grupet e gatishmërisë së likuidimit të avarive dhe grupet e gatishmërisë së likuidimit të defekteve.”

Përsa i përket vitit 2008, Dollapi bëri me dije se është rritur ndjeshëm, sasia e energjisë elektrike të shpërndarë në rrjet, sasia e energjisë së faturuar, si dhe arkëtimet për energjinë e konsumuar. Po ashtu rritje ka shënuar edhe masa e investimeve,e cila ka kapur vlerën e 1.9 miliard lekëve./tvklan.al