Dy pacientë paraplegjikë arrijnë të ecin falë neurotransmetuesve. Teknika inovatore konsiston në implantimin e një neurotransmetuesi në palcë me funksion të dyfishtë, stimulimin e funksioneve motorike, pra ato të lëvizjes, dhe reduktimin e ngurtësisë muskulore.
Ekipi kërkimor në Itali e eksperimentoi mbi dy pacientët që arritën të hedhin hapa me sukses, dhe së shpejti do të vihet në provë sërish.
Prej kohësh po kryhen studime mbi neurotransmetuesit, që kur implantohen tek personat para ose tetraplegjikë janë në gjendje të nxisin në mënyrë korrekte muskujt, lëvizjet, por edhe kontraktimet e pavullnetshme, tipike kur dëmtimet janë në shtyllën kurrizore.
Suksesi i eksperimentit dhe arritjes së fundit është falë një bashkëpunimi të grupit kërkimor nga disa institute shkencore italiane dhe zvicerane, dhe studimi është publikuar në revistën “Science Translational Medicine”.
Klan News