“Të ndajmë sëbashku shtëpinë tonë të madhe Shqipërinë dhe ti lutemi zotit për një të ardhme më të mirë për kombin shqiptar” .Këto janë fjalët e kryeministrit Majko 750 të ardhurve nga Kosova të vendosur në 70 çadrat e kkampingut të ngritur nga Kisha Katolike në qendrën Don Bosko në Tiranë. Duke u njohur me kushtet e jetesës së refugjatëve kosovarë dhe Majko iu dha garanci atyre se do të kthehen shumë shpejt në një Kosovë të lirë. Në Kishën e improvizuar në qendrën Don Bosko Kryeministri Majko flet para të ardhurve nga Kosova.
Pandeli Majko: Këtu jeni në shtëpinë tuaj dhe pikërisht për këtë arsye dhe ne e konsiderojmë ardhjen tuaj këtu në shtëpinë tuaj. Qeveria Shqiptare ka thënë dhe ka deklaruar që të gjithë kosovarët kudo që janë në vështirësi dyert i kanë të hapura për të ardhur në Shqipëri deri sa të vijë momenti dhe unë jam i bindur që ai moment do të vijë shumë shpejt për t’u kthyer në Kosovë. Është e qartë që si shtëpia jote nuk mund të bëhet dot një çadër, por fakti që po rrini në çadër tregon se qëndrimi juaj këtu është i përkohshëm. Unë jam i bindur dhe kam ardhur këtu për t’ju thënë se Kosova ka një të ardhme. Sot më shumë se kurrë në histori. Jam i bindur që lutjet që ja kemi drejtuar Zotit gjithmonë me mënyrat nga më të ndryshmet janë dëgjuar më së fundmi. Sot gjithë bota është duke na ndihmuar që Kosova të ketë një të ardhme që fëmijët të mos ndjehen të braktisur./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame