Sonte është vigjilja e Krishtlindjes që për të krishterët simbolizon festën më të rëndësishme dhe kanë nisur përgatitjet. Sttduioja lëvizëve e programit”Aldo Morning Show” në Tv Klan u ndal në katedralen kattike për të mirëpritur imzot Arjan Dodaj,  kryeipeshkëvin e dioqezës Tiranë-Durrës.

Prifti përshkroi atmosferën shpirtërore në Kishën Katolike Shqiptare dhe kuptimin e Krishtlindjes, e cila shtyn për të parë mirësinë e cila qëndron në zemrat e besimtarëve deri në fund të vitit.

Aldo: Si është ndier atmosfera shpirtërorenë Kishën Katolike në Shqipëri gjatë këtij viti dhe cilat janë traditat dhe praktikat më të rëndësishme që ndiqen për Krishtlindje, përveç drekës që mblidhen të gjithë?

Imzot Arjan Dodaj: Sigurisht, çdo vit përcjell peripeci, vështirësi dhe sfida dhe atëherë njeriu ekupton që ka diçka që asgjë s’mund ta burgosë, është ajo dinamika e shpirtërores, kështu akoma më shumë gëzim, jam i bindur që njerëzit mezi i presin kremtimet fetare, në këtë rast Krishtlindjen sepse sikur lehtësohemi prej atyre barrave, veçanërisht në fund të një viti mblidhen shumë e atëherë dalin në pah të bukurat,  gëzimet,  e shohim në njëfarë mënyre gotën gjysmë plot sot sepse e shohim në praninë e Zotit, Zoti na pastron sytë, përballë një fëmije akoma më shumë siç është Krishti Jezus përballë fëmijëve tanë, siç do të shohim këtë mbrëmje, veçanërisht kur të paraprihet kremtimi i Eukaristisë me koncertin e fëmijëve, zërave të bardhë zemrat tona do të jenë të shtyra për të parë të mirën dhe do të mbajmë në fund të këtij viti mirësinë dhe bekimin  e Zotit.

Imzot Dodaj shpjegoi domethënien e dhuratave simbolike që shkëmbehen në këtë ditë, të cilat e kanë zanafillën nga lindja e Birit të Zotit që ua dha si dhuratë njerëzve. Bredhi festiv nuk është veç një zbukurim, por ka kuptimin e pemës së jetës.

Imzot Arjan Dodaj: Dhurata e merr origjinën  e vet në këtë ditë të madhe veçanërisht me dhuratën që hyji, Zoti i bën njerëzimit. Thotë Gjoni, Shën Gjoni, apostulli, Zoti ka pasur një dashuri aq të madhe për ne sa na ka dhuruar edhe Birin e vet e kështu në simbolin madhështor të dhuratës, në realitetin e dhuratës më të madhe ne përpiqemi t’i dhurojmë njëri-tjetrit gëzime, hare dhe këto dhurata përpiqemi t’i vendosim te pema që në kohën e komunizmit quhej pema e Vitit të Ri, në të vërtetë është pema e jetës sepse aty futet krejt gjeneza e ekzistencës së njeriut, jemi të gjithë aty.

Aldo: Pra ai bredhi që zbukuron…

Imzot Arjan Dodaj: Po, ka origjinë fetare, është pema e jetës dhe te këmbët e kësaj peme kemi autorin e jetës që hyji na dhuron birin e vet.

Aldo: Dhe ylli sipër…

Imzot Arjan Dodaj: Është ylli kometë që u dëfton dijetarëve dhe atyre që vijnë nga fe të ndryshme, nga bota pagane apo realitete të tjera, u dëfton atyreudhëheqjen drejt pemës, drejt grazhdit ku është autori i jetës./tvklan.al