Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës mbeten nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, ku kthjellimet më të dukshme parashikohet të jenë në Ultësirën Perëndimore. Ndërsa në zonat malore pritet të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave.
Por mesdita dhe kryesisht orët vijuese i theksojnë lehtësisht vranësirat, duke bërë që të kemi shfaqje të tyre edhe në qytetet e zonës së ulët. Vranësirat më të fokusuara do të jenë në skajin Verior dhe VeriLindor të Shipërisë.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në vlerat minmale dhe maksimale duke u luhatur nga 16°C vlera më e ulët deri në 38°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësine 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë./tvklan.al