Ndryshimet që ndodhen në Francë kanë shqetësuar parizienët për atë që pritet në vazhdim. Disa prej tyre akuzojnë presidentin Emmanuel Macron për krizën politike në vend.
“Shpresojmë që gjithçka të zgjidhet. Dëgjova fjalimin e presidentit Emmanuel Macron, nuk jemi ne francezët përgjegjës, por ai që na qeveris është përgjegjës për këtë situate. Le ta pyesë pak veten dhe të vihet në vendin tonë, për të kuptuar vështirësitë me të cilat përballemi çdo ditë,” tha një banore e Parisit.
“Jam shumë e frikësuar. Në çdo rast, ne ishim të zemëruar me qeverinë që në fillim sepse nuk e prisnim këtë votë, Fronti i Ri Popullor fitoi dhe republikanët na dhanë një kryeministër. Tani, ne shpresojmë që Macron të marrë përgjegjësitë e tij, ne kemi frikë, jemi në pritje,” shtoi një tjetër banore.
Macron, i cili pritet të emërojë një kryeministër të ri në ditët në vijim, ka mohuar se është përgjegjës për krizën politike. Ai u ka rezistuar thirrjeve të disa opozitareve që ai të japë dorëheqjen, duke konfirmuar se do të qëndrojë në detyrë deri në përfundimin e mandatit të tij në Maj 2027.
Klan News