Më shumë se një javë pas rënies së qeverisë franceze presidenti Emmanuel Macron ka zgjedhur François Bayrou si kryeministërin e ri të Francës.
Përpara shpalljes së vendimit, të dy kaluan pothuajse dy orë bisedimesh të cilësuara si të tensionuara nga mediat franceze. 73-vjeçari pritet të paraqesë propozimet për ministrat në ditët në vijim.
Qeveria e e mëparshme e Barnier u rrëzua javën e kaluar pas vetëm tre muajsh në detyrë dhe Macron dëshiron të shmangë një qeveri të re që do të përballet me të njëjtin fat.
Bayrou, themeluesi i partisë Lëvizja Demokratike e cila ka qenë pjesë e aleancës qeverisëse të Macron që nga viti 2017, ka kandiduar vetë për president tre herë.
Kriza e thellë politike e Francës ka ngritur dyshime nëse presidenti Emmanuel Macron do të përfundojë mandatin e tij të dytë presidencial, i cili përfundon në vitin 2027.
Klan News