Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Prokuroria të verifikoj abuzimet me ndihmat humanitare për refugjatët kosovarë. Kjo është kërkesa e kryetarit të komisionit parlamentar për refugjatët Jonuz Bega në raportimin para parlamentit. Bega ka kërkuar nga qeveria që të kompensohen 120 mijë familje që kanë pritur deri tani refugjatë.

2.5 milion dollarë i kushton shtetit shqiptar mbajtja e mbi 300 mijë të ardhurve theksoi Bega duke paralajmëruar për rreziku e krizës humanitare. U ngrit problem për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse dhe mungesa e pajisjeve kirurgjikale për të plagosurit nga Kosova.

Deputetët socialist Ruçi, Fino, Malaj, i kërkuan qeverisë që të merret edhe me hallet e tre million shtetasve shqiptarë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame