Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Deputetët demokratë kanë protestuar ndaj kryeparlamentarit Gjinushi për thyerjen e procedurave dhe rregullores së parlamentit në seancën ku u përjashtua për një javë deputeti Gjana. Sipas nënkryetarit të grupit parlamentar demokrat Pal Dajçi, Gjinushi është njëri prej shkaktarëve kryesor të braktisjes së sallës së parlamentit nga opozita.

Demokratët theksuan se Gjinushi nuk ruan raportet elektorale në përfaqësimin në delegacionet ndërkombëtare dhe diskriminon grupin e PD në Pajisje me mjetet e transportit nga parlamenti. Pasi kanë lexuar deklaratën e protestës ndaj Gjinushit, deputetët demokrat braktisën sallën e parlamentit, ndërsa vetë kryeparlamentari hodhi posht akuzat.

Gjinushi theksoi se Milo ishte thirrur në atë seancë nga socialistët dhe socialdemokratët, ndaj protesta e demokratëve ishte e pajustifikueshme. Kjo është e qëllimshme për të penguar punën e parlamentit ka përfunduar Gjinushi.

Në seancën e sotme penare deputetët miratuan gjithashtu ndryshimet në ligjin për KLSH, për të cilën demokratët votuan kundër duke kërkuar të kthehet në gjykatë llogarishë. Deputeti Braçe këshilloi ministren Shuli për kontrollin e fondeve për rrugët./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame