Lajme Arkiva 2003
Banor të komunës Levan të rrethit të Fierit, i rezervuan një pritje të mrekullueshme kryetarit të Partisë Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahiu dhe drejtuesve të tjerë legalistë. Spahiu pasi përgëzoi të pranishmit për pjesëmarrjën dhe entuziazmin e tyre pro kandidatit Koçi Gega dhe Partisë Lëvizja e Legalitetit ndër të tjera tha:
Ekrem Spahiu: Partia Lëvizja e legalitetit nxit politikat e prodhimit vendas, nxit politikat e prodhimit bujqësor që ju të keni mundësi të fuqizoheni. Ne vijmë për herë të parë këtu.
…
Kryetari i Partisë Demokristiane të Shqipërisë Nikollë Lesi prezantoi kandidatin demokristian në komunën e Qelezës në Pukë zotin Mehir LLeka, përballë kësaj kandidature të fuqishme janë tërhequr të gjitha partitë e djathta dhe ato të qendrës.
Në këtë tubim elektoral kreu demokristian u shoqërua dhe u përshëndet nga të gjithë drejtuesit lokal të partive të djathta. Drejtuesit e Partisë Demokratike dhe të Partisë Republikane i bënë thirrje elektoratit pukian që të mbështesin kandidaturën demokristiane e cila mbetet edhe kandidatura e tyre. Përballë demokristianëve kandidojnë vetëm socialistët.
Nikollë Lesi: Kërkoj që të ketë një politik më të mirë për komunat malore të Shqipërisë që ti financojë në ndërtimin e rrugëve.
…
Tirana ka qenë stacioni elektoral i këtyre ditëve për Partinë Balli Kombëtar duke prezantuar zotërinjtë Kello dhe Shameti dhe për njësitë bashkiake të kryeqytetit, kryetari i kësaj partie Shpëtim Roqi falënderoi të pranishmit i bindur se vota e tyre më 12 tetor është vota e së ardhmes pa krim, kompromis dhe skamje. Më tej kryetari i Partisë Balli Kombëtar u shpreh.
Shpëtim Roqi: Për të gjitha minibashkitë ne kemi nxjerrë kandidatët tanë dhe po ti shikoni peshore politike nuk ka, por ka disa parametra të tjerë siç është arsimi, prejardhja, kultura, formimi, dhe për këtë jemi shumë të sigurt që ne kemi kandidaturat më të mira./tvklan.al