Pas 8 javësh në Kategorinë Superiore, Partizani kryeson me 15 pikë. Ndjekin Vllaznia me 1 pikë më pak, bashkë me Egnatian dhe Dinamon, ndërsa Elbasani ka 13 pikë.
Po kaq pikë ka edhe Teuta, që mori fitoren e dytë radhazi e gjendet në vend të 6 në renditje. Vendin e parë nga ai i gjashtë në renditje e ndajnë vetëm 2 pike.
Tirana ngelet në kuotën e 9 pikëve 1 pozicion më poshtë. Në tre vendet e fundit janë Skënderbeu me 7 pikë, Bylisi që ka dy më pak dhe mbyll renditjen Laçi që ka vetëm 3.
Pesë takimet e javë së tetë dhuruan nëntë gola. Sfida me më shumë rrjeta ishte ajo midis Teutës dhe Tiranës që përfundoi 3-1 për durrsakët, ndërsa Vllaznia dhe Elbasani u ndanë pa gola.
Deri më tani, ekipet me ofensivën më të mirë janë Egnatia, Dinamo, Vllaznia dhe Teuta, me nga 11 gola të shënuar. Prapavijën më të mirë e ka Elbasani që në tetë sfida është ndëshkuar vetëm 4 herë.
Klan News