Një prej sfidave më interesante të Javës së 8 të kampionatit është Partizani-Bylis. Të kuqtë në vendin e dytë të renditjes, ndërsa ballshiotët në të parafundit.
Ndeshje e rëndësishme për të dyja, skuadra kryeqytetase kërcënohet nga Elbasani në shkallën e tretë të renditjes, ndërsa Bylis kërkon të largohet nga zona e rënies nga kategoria. Por ka një specifikë që e bën këtë skuadër disi enigmatike për Partizanin.
Redon Ismaili është autori i golit të parë ndaj Egnatias. Mesfushori me origjinë nga Gjilani, duket se po gjen veten në klubin e kuq.
Ndeshja Partizani-Bylis do të luhet këtë të shtunë në orën 19:00.
Tv Klan