Sali Berisha: “Drejtues të Policisë së Shtetit, anëtarë të efektivëve të saj, pjesëmarrës në operacionin për asgjësimin e bandës më të rrezikshme të vendit, për ndalimin e krimineli më të egër, më të rrezikshëm, terroristit të vërtetë Dritan Dajtit i cili përbënte një rrezik të madh jo vetëm për sigurinë në Shqipëri. Por me veprimtarinë e tij, të shtrirë në disa shtete ai përbënte rrezik edhe për vendet mike.”
Dritan Dajti nuk është vetëm një personazh i evidentuar në botën shqiptare të krimit. Për arrestimin e tij në policin shqiptare kanë mbërritur dhe qindra informacione nga vende të huaja që japin të dhëna se Dritan Dajti, drejtonte një prej grupeve më të mëdha të trafikut të kokainës së pastër.
Pas tragjedisë së Durrësit, ndaj Dritan Dajtit, policia shqiptare u njoftua me një rast të ngjashëm, por këtë herë në një vend i huaj.
Mësojmë nga burime të brendshme të policisë se pak kohë më parë, policia spanjolle dhe ajo shqiptare kishin rënë në gjurmë të një bande që trafikonte kokainë.
Tentativa për arrestimin e Dritan Dajtin kishte dështuar. Edhe këtë radhë Dajti nuk i kishte kursyer plumbat e pistoletës ndaj agjenteve të antidrogës spanjolle.
Pas arratis nga gjykata e Tiranës, ku Dajti gjykohej për vrasjen e një biznesmeni, ai kishte nisur i qetë një biznes shumë fitimprurës, atë të trafikut të kokainës.
Policia ka mundur të sigurojë informacion se Dritan Dajti drejtonte grupin e trafikut duke udhëtuar shpesh herë në Gjermani e Spanjë, vendet destinacion të shitjes së drogës. Një dosje me 6000 faqe, është në duart e policisë e gatshme për t’iu ofruar policive të vendeve fqinje si dhe prokurorisë shqiptare, e cila përveç rrethanave ne te cilat u krye vrasja e katër oficerëve të policisë në Durrës, iu mbetet të hetojnë dhe për trafikun e kokainës dhe akuza të tjera që Dajti kryente gjatë kohës që ishte në arrati./tvklan.al