Gazetari Elvi Fundo ka publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan, 2 e-maile që sipas të cilit kanë të bëjnë me kokat e inceneratorëve në vendin tonë.
Elvi Fundo: Mirel Mërtiri është me Zoton, me Xhuzepe Çapalonen te inceneratori i Tiranës me foto. SPAK-u me inceneratorët për mua ka bërë një krim të madh, ka shkatërruar hetimin dhe me këto veprimet që bëhen dhe me vonesat që po sjell, shtetit shqiptar i ka shkaktuar deri më sot të paktën rreth 200 milionë Euro. Këta janë një grup i strukturuar kriminal. Do ta tregoj unë Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin me e-mail, t’i kam sjellë dokumentat. Administratori i kompanisë në Holandë, Majkëll Djuts, në 14 Mars 2022, i drejtohet e-mailit “limonmango”, do të të tregoj dhe një të 2023-shit dhe cc është Mark Lapat, i cili është akutualisht administrator i Tiranës.
(Vazhdimin e dokumentave mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm)
Fundo thotë se pas e-mailit që ai ka bërë publike është vendosur dhe administratori i ri i inceneratorit të Tiranës, për të cilin thotë se nuk janë bërë hetimet të plota.
Elvi Fundo: SPAK ka shkatërruar hetimet e aferës së inceneratorëve dhe ky dokument tregon se edhe tek inceneratori i Tiranës në të cilin ende SPAK nuk e ka kryer tamam veprime dhe një person i quajtur Majkëll Djuts që është administrator i kompanisë mëmë në Holandë, i çon një e-mail “limonmangos” dhe cc është Mark Lapad dhe subjekti është Herman Vermulen, i cili pas këtij e-maili dhe i thotë “I dashur Mirel” dhe pasi bëhet ky e-mail, zotëria vjen administrator tek inceneratori i Tiranës./tvklan.al