Lajme Arkiva 2003
Skënder Gjinushi: Do të ishte një rikompozim që do kthente paqen në të majtë, që të kthente paqen dhe moralitetin në Partinë Socialiste, kurse kjo që po propozohet tani në çastet e fundit, kuptohet që është vetëm një taktikë se nga koha deri në kongres mbeten vetë 12 ditë kështu që ata thonë i shtyjmë 6 ditë deri sa ti dekretojë presidenti, 10 ditë i ka kuvendi dhe i votojmë pas kongresit. Është vetëm një kurth, unë nuk e lexoj veçse si një kurth.
Gazetarja: Këtë radhë rikompozimi duhet të bëhet me kryeministrin Nano, apo pa kryeministrin Nano?
Skënder Gjinushi: Rikompozimi duhet të ishte serioz, duhet të ishte i thellë, duhet të ishte i sinqertë dhe duhet të ishte mbi bazën e asaj platforme që ka miratuar edhe kryesia e PS-së por që e ngriu para zgjedhjeve dhe ka harruar ta shkrijë tani pas zgjedhjeve.
Paskal Milo: Me gjysma punësh, me gjysma reformash dhe me gjysmë ndryshimesh përsëri, kriza mbetet në vend atje ku është, atje ku ka lindur dhe atje ku do zhvillohet . Prandaj mendimi im është që o të bëhet reforma e qeverisjes e plotë, ose të lihet për më vonë. Ndarja në dy etapa unë mendoj se nuk e ndihmon çështjen.
Gazetarja: pra ju mendoni se zgjidhja duhet të bëhet pas Kongresit të Partisë Socialiste?
Paskal Milo: Një zgjidhje e sforcuar tani ashtu siç po projektohet në mendimin tim është e gabuar, nuk e zgjidh krizën./tvklan.al